UEFA është duke menduar për një rrugë alternative sa i përket fundit të sezonit për kupat e Europës, pra Champions League dhe Europa League.
E ka konfirmuar Zoran Lakovic, National Associaton Director i UEFA-s, që bën një analizë të situatës për mikrofonat e “Blic”: “UEFA është duke monitoruar situatën sanitare në Europë. Kemi një sërë skenaresh se si të rinisë Champions League dhe Europa League në verë. Skenari aktual, që u kemi komunikuar të gjitha Federatave dhe klubeve, është që kompeticioni të vazhdojë në gusht, me finalet e programuara në fund të muajit”.
“Ndaj, ky është një skenar ende i vlefshëm dhe mbi të cilin po punojmë. Urojmë që kjo hipotezë të mos ndryshojë, por kemi gati edhe alternativa të tjera. Objektivi është dhe mbetet plotësimi i sezonit”.