Ajo është një nga këngëtaret që e ndez skenën dhe njihet për vokalin e saj të fuqishëm.
Era Rusi, zëri i fuqishëm e muzikës live ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture”.
Pasi ka folur për projektet e reja muzikore, ajo ka rrëfyer një incident që ka ndodhur në “Top Fest 11”, vite më parë.
Askush nuk e dinte deri më sot që Era rusi dhe Xhensila Myrtezaj kishin marrë çmimet e njëra-tjetrës.
Era tha se Çmimi i Internetit qe ajo fitoi me këngën “Hajde me ne”, në fakt ishte çmimi i Xhensila Myrtezajt. Ndërsa kjo e fundit u vlerësua me çmimin “Best Pop Rock” me këngën “Jeton tek unë” që gjithashtu ishte çmimi i Erës:
“Tani mund ta them se kanë kaluar shumë vite dhe nuk i mbetet hatri askujt. Në atë edicion çmimi im u ngatërrua me çmimin e Xhensilës. Çmimi i Internetit përkthehet çmimi i publikut dhe unë mendoja që dikush nga publiku të reagonte dhe të thoshte ‘nuk kemi votuar për këtë’. Por pas saj, asgjë nuk ndodhi, publiku nuk e kuptoi se cilit iu dha çmimi i tij,”- rrëfen Era .
(F.M/Faxweb)