AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

UNICEF: Ndotja e ajrit po dëmton trurin e fëmijëve

Zhvillimi i trurit tek fëmijët po ndikohet nga ndotja e ajrit. Sipas Agjensisë për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, shtatëmbëdhjetë milionë fëmijë nën moshën një vjeç thithin ajër toksik, që rrezikon zhvillimin e trurit të tyre.

Sipas raportit më të prekur janë fëmijët në Afrikën e Jugut. Në rrezik po ashtu janë edhe fëmijët në Azinë Lindore dhe Paqësor.

Thithja e grimcave të ajrit të ndotur, thuhet në raport, mund të dëmtojë indet e trurit dhe të pengojë zhvillimin.

“Derisa bota urbanizohet gjithnjë e më shumë, pa mbrojtje adekuate dhe pa masa për reduktimin e ndotjes, edhe më shumë fëmijë do të jenë në rrezik në vitet që do të vijnë”, tha UNICEF-i.

Agjencia bëri thirrje për përdorim më të madh të maskave të fytyrës dhe tha se fëmijët nuk duhet të udhëtojnë kur ndotja është në kulmin e saj.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *