18:11 | 27/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Urdhëroi vrasjen e këngëtarit që nuk i këndoi në dasmë, djali i El Chapos ekstradohet në SHBA

14:16 | 16/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Urdhëroi vrasjen e këngëtarit që nuk i këndoi në dasmë, djali i El Chapos ekstradohet në SHBA

Njëri prej djemve të bosit famëkeq të drogës, El Chapo, është ekstraduar në SHBA. Lajmin e konfirmoi Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland.

Ovidio Guzman akuzohet se bashkë me vëllain e tij, kanë drejtuar Kartelin e Sinaloas pas arrestimit të babait të tyre. Ovidio akuzohet gjithashtu se urdhëroi vrasjen e një këngëtari i cili nuk kishte pranuar të këndonte në dasmën e tij.

Ai u arretua në janar në Sinaloa dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në burg në Meksikë, në pritje të ekstradimit.

“Ku veprim është hapi i fundit në përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të sulmuar çdo aspekt të kartelit”, tha Garland në një deklaratë. “Lufta kundër karteleve, tregon guximin e agjentëve tanë ligjzbatues, shumë prej të cilëve kanë dhënë edhe jetët e tyre, për të ndjekur drejtësinë”.

Pak ditë më parë, gruaja 33-vjeçare e El Chapos, Emma Coronel, u lirua nga burgu në SHBA, ku qëndronte prej vitit 2021. Bashkëshorti i saj vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Burgun AD Max në Kolorado, ku i lejohet të dalë nga qelia vetëm një orë në ditë.

Ovidio Guzman është njëri prej katër djemve të El Chapos, i lindur nga marrëdhënia e tij me Griselda Lopez në vitet 1980 dhe 1990. Djali i madh i tyre, Edgar, u vra gjatë një konflikti mes karteleve, në vitin 2008. El Chapo ka edhe fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme dhe ajo me Emma Coronel.

Gjatë operacionit në Kuliakan për arrestimin e Ovidios, të njohu redhe si “El Raton” – “Miu”, u vranë 29 persona. Ai u transportua me helikopter për në Meksiko Siti për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm të ushtarëve të tij.

Karteli i Sinaloas është një organizatë kriminale me bazë ne Sinaloa, Meksikë dhe sipas agjencive ligjzbatuese amerikane, anëtarët e saj kanë trafikuar më shumë se 1000 tonë kokainë, marijuanë, metamfetaminë dhe heroinë në SHBA.

Anëtarët e këtij karteli kanë marrë peng, torturuar dhe vrarë anëtarët e bandave rivale, si dhe kanë arritur të korruptojnë efektivë policie dhe politikanë në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore, për të konsoliduar pushtetin e tyre.

Pas

Çfarë po ndodh me Luiz Ejllin? Këngëtarit i vendosin datë skandence (FOTO)

Para

“Trafikantët më të mëdhenj sot janë në zyrat e shtetit”, Klevis Balliu komenton megaoperacionin “Tempulli”: Show që ndihmon kriminelët e vërtetë, ku janë tonelatat e kokainës…

Para
“Trafikantët më të mëdhenj sot janë në zyrat e shtetit”, Klevis Balliu komenton megaoperacionin “Tempulli”: Show që ndihmon kriminelët e vërtetë, ku janë tonelatat e kokainës…

"Trafikantët më të mëdhenj sot janë në zyrat e shtetit", Klevis Balliu komenton megaoperacionin "Tempulli": Show që ndihmon kriminelët e vërtetë, ku janë tonelatat e kokainës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Wisner takohet me Dhurata Çupin dhe Klotila Bushkën, Ambasada: Dakord për postin e Avokatit të Popullit

Shkrumbohet pylli me pisha në Fier! 8 zjarrfikëse në krye të detyrës, por pritet ndihmë nga ajri

Medalja “Mburojë e Policisë”, për familjen e heroit Afrim Bunjaku

“Jam e gatshme të vesh uniformën e policisë së Kosovës”, Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

Basha në Shkodër: Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, disa prej tyre kanë falimentuar

INSTAT: Censi sipas parashikimeve, publikohet numri jeshil për ankesa

Situata e Osimhen tek Napoli, Real Madrid dhe klubet arabe gati për “sulm” në janar

Ndalohet në Durrës, 49-vjeçari me mjetin e vjedhur në Itali

Pranga për ish-trajnerin 55-vjeçar, mashtroi një person se në këmbim të parave do ta merrte në ekip (EMRI)

VOA: Presidenti Biden i bashkohet grevës së punonjësve të autoindustrisë në Miçigan

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.