12:44 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Valbona kritikon nga makina gruan që lyp me foshnjen në krahë; komentuesit i hakërrehen dhe i ‘përplasin’ realitetin në fytyrë

14:15 | 13/05/2019
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Valbona kritikon nga makina gruan që lyp me foshnjen në krahë; komentuesit i hakërrehen dhe i ‘përplasin’ realitetin në fytyrë

“Kur sinqeriteti i një fëmije të bën të qeshësh spontanisht dhe kuptosh realitetin e vërtetë, pavarësisht vështirësive që ndryshojnë nga një rast te tjetri”, ishte përshkrimi i një videoje të shkurtër nga emisioni i përjavshëm “Ma jep dorën”, përshkrim  që ngjalli jo pak debat në rrjetet sociale.

Teksa udhëton rrugëve të Tiranës me dy fëmijë romë me makinë, Valbona mundohet që përmes një bisede të thjeshtë të kuptojë vështirësitë e këtij komuniteti, realitetin që jetojnë ata bashkë me vështirësitë e sfidat e përditshme.

Ecejaket  e një nëne të re me një fëmijë në duar, i tërhoqën vëmendjen moderatores së njohur e cila nuk ngurroi të hapte xhamin e makinës dhe të shkëmbente disa fjalë me atë grua.

“Po si mund ta nxjerrësh atë fëmijë në rrugë mi, si mund ta nxjerrësh? Si çfarë do bësh? Qendra sociale keni, para ju japin”

Kaq do të mjaftonte që ndjekësit e Valbonës, të revoltoheshin dhe t’i kundërviheshin asaj: 

“Më fal seriozisht? Me çfarë të drejte i përdor imazhin fëmijës që ke në makinë? Dhe çfarë është më e rëndë me ç’të drejt e ekspozon ndaj një rreziku që ti as nuk mund ta kuptosh sa i madh mund të jetë duke përdorur këtë ‘sinqeritetin’ e fëmijës? Dhe nuk dua as ti hyj debatit për qendrat sociale dhe paratë”, i ka thënë njëra nga ndjekëset, ndërkohë që një tjetër i shkruan:

“Po ku janë mi këto qendrat sociale aman. Na hapet barkun je bërë edhe ti si lëpirëse. Nëse ajo zonja do kishte në terezi nuk ka nevojë të inspektosh ti me Range Rover por e inspektojnë ata që e kanë për detyrë. Që zakonisht në Shqipëri nuk funksionojnë sepse nëse do kishte qendra sociale dhe ty të shqetëson fakti që ajo zonja e ka nxjerr fëmijën ashtu vjen shërbimi social dhe ja merr. Po ju s’keni asgjë bëni dhe p… duke treguar çfarë është gabim a jo”, i shkruan një tjetër por Valbona vendos t’i kthej përgjigje.

“Sa kollaj e keni të flisni sikur dini gjithçka, nëse ke dëshirë  të jap unë disa informacione, që kur të flasësh të jesh e drejtë. Ti tregojë unë disa histori se si i përdorin disa prindër fëmijët. Hajde se të çoj unë të flasësh me disa prej tyre që të kuptosh të vërtetën, që pretendon se di. Nëse do kontakto. Të rrënqethet trupi me disa prej tyre. Ndaj të lutem.”, ka shkruar Valbona teksa nuk është ndalur me kaq dhe i është kthyer dhe disa komentuesve të tjerë.

“Ne fakt nuk më intereson fare të keni respekt kur merrni përsipër të gjykoni. Por kam një kërkesë miqësore, bëje dhe ti një punë të mirë dhe mundohu të kuptosh mesazhin e asaj video. Sa për qëllimin tim, mendo atë që do”, thotë Valbona.

Etiketa: valbona selimllari
Pas

”Janë falsifikuar datat e gjyqit”, Salianji: Si po tentohet të hiqet vëmendja nga protesta te Babalja!

Para

Presidenti Meta viziton familjen e majorit Tanushi: Ushtarak me vlera dhe patriot!

Para
Nuk firmos shkarkimin e Mynyr Konit, Ilir Meta argumenton vendimin: Gjeta shkelje të rënda ligjore

Presidenti Meta viziton familjen e majorit Tanushi: Ushtarak me vlera dhe patriot!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.