Vetëvrasjet po tronditin Shqipërinë këto dy ditët e fundit. Pas ngjarjes horror të Korçës ku babai vrau fëmijët dhe më pas veten, një vetëvrasje tjetër ka tronditur sot edhe Tiranën.
Sipas policisë një 50-vjeçare ka varur veten me shallin e saj në bodrumin e banesës. Mësohet se 50-vjeçarja Q. Xhaferaj vuante nga depresioni dhe është gjetur e vdekur nga familjarët e saj, në banesën ku ajo jetonte. Policia ka mbëritur në vendngjarje dhe po heton për këtë krim.