08:35 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vazhdon avancimi ushtrisë së Ukrainës në territorin rus, nuk ndalen sulmet ajrore në Kursk

09:35 | 13/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vazhdon avancimi ushtrisë së Ukrainës në territorin rus, nuk ndalen sulmet ajrore në Kursk

Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kufitar rus të Kurskut më 13 gusht, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kritikoi Perëndimin për mbështetjen e inkursionit të befasishëm të Kievit në territorin rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 12 dronë mbi rajonin e Kurskut.  Ukraina ka nisur sulmet në Kursk një javë më parë dhe të hënën pretendoi se ka marrë nën kontroll 1.000 kilometra katrorë në këtë rajon.

Putin tha një ditë më parë se inkursioni i Ukrainës – më i madhi që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022 – synon të përmirësojë pozicionin negociues të Kievit në bisedimet e mundshme të paqes.

Duke folur për sulmin, ai tha se Kievi, “me ndihmën e padronëve të tij perëndimorë” po tenton të ngadalësojë përparimin e forcave ruse, në atë që Kremlini i quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

Po të hënën, komandanti kryesor i ushtrisë ukrainas, Oleksandr Syrkysi, i tha presidentit Volodymyr Zelensky, se trupat ukrainase po vazhdojnë avancimin e tyre në territorin rus.

“Ne po vazhdojmë të kryejmë një operacion sulmues në rajonin e Kurskut. Aktualisht, ne kemi nën kontroll rreth 1.000 kilometra katrorë të territorit të Federatës Ruse”, tha ai, sipas një video të publikuar në llogarinë e Zelenskyt në Telegram.

Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Guvernatori në detyrë i Kurskut, Aleksei Smirnov, ka deklaruar se forcat ukrainase kanë hyrë 12 kilometra në rajonin e Kurskut përgjatë një fronti prej 40 kilometrash dhe aktualisht kanë nën kontroll 28 vendbanime ruse.

Në Kursk si pasojë e luftimeve, 121.000 persona janë evakuuar dhe 59.000 të tjerë janë në proces të evakuimit, thanë zyrtarët lokalë. Ndërkaq, në rajonin rus të Belgorodit, që është ngjitur me Kurskun, 11.000 civilë po ashtu janë evakuuar.

Forcat ukrainase në Kursk po tentojnë të rrethojnë Sudzhan, ku gazi natyror rus kalon për në Ukrainë, ndërkaq një betejë e madhe po zhvillohet afër Korenevos, rreth 22 kilometra larg kufirit dhe në Martinovka, sipas blogerëve rusë të luftës.

Forcat ajrore ukrainase thanë më 13 gusht se Rusia gjatë natës ka kryer 38 sulme me dronë dhe me dy raketa balistike, të llojit Iskander-M.

Sipas ushtrisë, 30 dronë u shkatërruan mbi tetë rajone ukrainase. Ndërkaq, autoritetet në rajonin ukrainas të Sumit raportuan për një person të plagosur dhe për dëmtime në një linjë të furnizimit me energji elektrike dhe në një tubacion të gazit.

Sulmi po ashtu ka shkaktuar dëme në një spital, thanë autoritetet. Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonet veriore ukrainase që kur forcat e Kievit kanë nisur inkursionin e tyre në rajonin e Kurskut./REL

Pas

Shisnin lëndë narkotike në doza, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Para

Tajlanda vijon përpjekjet për të ndaluar ngarkesën e mbetjeve toksike në anijet MSC, Maersk: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesën!

Para
Tajlanda vijon përpjekjet për të ndaluar ngarkesën e mbetjeve toksike në anijet MSC, Maersk: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesën!

Tajlanda vijon përpjekjet për të ndaluar ngarkesën e mbetjeve toksike në anijet MSC, Maersk: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.