Edhe pse ka kaluar nga vdekja tragjike e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe një kontrate abuzive mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë që menaxhonte mbetjet, ende nuk ka asnjë sqarim në lidhje me hetimet.
Erion Veliaj u pyet dje nga ana e gazetarit Sokol Balla për hetimet për vdekjen e 17-vjeçarit. Por Veliaj pasi hezitoi për disa ccaste denjoi të jepte një përgjigje. Ai tha që kjo i takon prokurorisë, dhe pyesni këtë institucion sesi vijojnë hetimet.
“Nga ne ka pasur bashkëpunim. Ne jemi perdite ne prokurori për çështje të ndryshme, si semaforë, rrugë, ura, etj. Kemi 300 çështje në prokurori. Në rastin e Sharrës besoj se pati interes politik që u fol më shumë”, u shpreh Veliaj.
Ardit Gjoklaj humbi jetën në 7 gusht 2016, në orët e para të mëngjesit, ku një ekskavator e shkeli për vdekje. 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës.
Gazetarë investigativë të cilët më pas u pushuan nga puna, zbuluan një sërë skandalesh të kontratës mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë “3 R” që menaxhonte landfillin e Sharrës. Pak muaj para vdekjes së Arditit, Veliaj u bënte thirrje të rinjëve që të vijnë e të punësohen në plehrat e Sharrës.
Sot, hetimet për këtë ngjarje të rëndë nuk dihet sesi kanë përfunduar. Bashkia e Tiranës nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për kontratën abuzive me kompaninë “3 R”. Sot e kësaj dite, Erion Veliaj nuk ka kërkuar ndjesë për vdekjen e 17-vjeçarit.
(E.K/FAXWEB)