Ditën e sotme Policia e Prizrenit ka konfirmuar vdekjen e aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Nita Rexha.
Bëhet me dije se e reja kishte qenë në koma për rreth një muaj pasi ishte plagosur në një aksident me makinë në zonën e Landovicës, ku Rexha kishte qenë pasagjere.
Lajmin për vdekjen e aktivistes së VV-së e kanë bërë të ditur anëtarët e tjerë të kësaj partie nëpër rrjete sociale.
Deputetja e Vetëvendosjes për zonën e Gjakovës, Arbërie Nagavci është shprehur në Facebook se kjo është një tronditje e madhe për Lëvizjen.
(E.L./Faxweb)