George P. Shultz, ish-Sekretar amerikan i Shtetit për 6 vjet gjatë mandatit të Ronald Reaganit, i cili më 1993 e kishte këshilluar atëherë presidentin e SHBA-së, Bill Clintonin, që ta bombardonte Serbinë në luftë me Kosovën.
George P. Shultz ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare sot. Instituti Hoover në Universitetin e Stanfordit, ku Dr. Shultz veproi për një kohë të gjatë pasi dha dorëheqjen si sekretar i shtetit më 1989-ën, njoftoi për vdekjen e tij, por pa dhënë shkakun e vdekjes, raporton Ëashington Post.
George P. Shultz, i ka shërbyer presidentëve republikanë, duke nisur që nga Dwight D. Eisenhower. Ai njihej si personi që ka ndërhyrë në shuarjen e shumë konflikteve, përfshirë këtu dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte pikërisht George P. Shultz ai që këshilloi presidentin Bill Clinton për të bombarduar Serbinë.
Situata politike ishte tepër e trazuar kur Shultz u bë sekretari i 60-të i SHBA-ve. Lindja e mesme kishte konflikte mes tyre, Shtetet e Bashkuara po nënshkruanin një luftë të fshehtë me Amerikën Qendrore dhe marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik nuk ishin ato më të mirat.
Moska dhe Uashingtoni dërgonin sinjale në distancë, që lidheshin me kërcënimet e bombave bërthamorë. Asokohe ndërhyri George P. Shultz, i cili pas një takimi me Ministrin e Jashtëm Sovjetik të atyre viteve, Eduard Shevardandze, sheshoi mosmarrëveshjet dhe i hapi rrugë për marrëveshjet mes dy vendeve. Ndërsa kur Shultz u largua nga detyra, bota ishte në një situatë më të qetë.