Me ardhjen e festave të fundvitit pjata e shumë preferuar e shqiptarëve është gjeli i detit. Kyesisht kjo gatuhet nga amvisat shqiptare në natën e ndërrimit të viteve. Por edhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka menduar për rritjen dhe tregëtimin e këtij shpendi.
Veliaj po ndërton një treg në fshatin Baldushk, ku aty do të rriten dhe tregëtohen gjelat e detit. Në këtë mënyrë kryebashkiaku sqaron se shmanget tregëtimi i gjelit të detit në rrugë, që i përket periudhës së mesjetës. Njëkohësisht kjo ndimon edhe ekomoninë vendore të fshatit.
“E di që për disa gjeli i detit preferohet i gjallë. OK, por jo shitje në rrugë si mesjetë. Siç bëmë edhe vjet, po ngrihet tregu Baldushk, aty ku dhe rriten. Kështu ndihmojmë dhe ekonominë vendore atje”, ka shkuar Veliaj.