00:18 | 23/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj pret kreun e Komunës së Çairit dhe 5 të rinjtë shqiptarë që fituan bursë në NASA: Duke bashkuar të rinjtë, investojmë për të ardhmen

17:18 | 21/10/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj pret kreun e Komunës së Çairit dhe 5 të rinjtë shqiptarë që fituan bursë në NASA: Duke bashkuar të rinjtë, investojmë për të ardhmen

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me 5 nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë fituar bursë për në NASA, u pritën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Për Veliajn, nuk kishte moment më të mirë sesa viti kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, për të përgëzuar të rinjtë që do të përfaqësojnë kombin tonë në ‘Nasa Space Challenge’.

“Na keni nderuar sot në Tiranë, jo vetëm se Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe nuk mund të kishte një moment më të bukur për të pasur këtë ekip simpatik të djemve tanë të talentuar, por edhe për faktin se kemi humbur shumë kohë duke u marrë me punë të brendshme, duke gjetur armikun brenda nesh, duke u copëtuar, ndërsa sot ka ardhur koha të bashkohemi. Filozofia e Unionit të Bashkive Shqiptare është pikërisht kjo: Të gjejmë gjërat që na bashkojnë. Mund të mos biem dakord për gjithçka, por ama të mësojmë nga njëri-tjetri”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se lidhja e të rinjve tanë kudo, në çdo trevë shqipfolëse, është shumë e rëndësishme. “Duhet të sigurohemi që universitete tona lidhen, sepse unë besoj se në qoftë se çunat e gocat tanë, si në Tiranë, si në Shkup, si në Preshevë, si në Prishtinë, si në Tuz, në Ulqin, lidhen me njëri-tjetrin në një moshë të re, do rriten gjithë jetën bashkë dhe do shohin te njëri-tjetri jo rivalin, por aleatin, bashkëpunëtorin, vëllain, motrën. Misioni ynë tani është, jo vetëm të bëjmë punën fizike të qytetit, por besoj se infrastruktura shpirtërore është gjithashtu e rëndësishme. Njerëzit nuk jetojnë vetëm me asfalt, me shtylla, pllaka e pemë. Njerëzit jetojnë edhe me kontaktet, që ne kemi detyrim t’i lehtësojmë. Dua që, jo vetëm këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe vitin tjetër kur ne planifikojmë të jemi Qyteti Europian i Sportit, të mësojmë të luajmë në skuadër dhe të kuptojmë se skuadra është Shqipëria, pavarësisht se në cilat troje jemi vendosur. Është skuadra më e rëndësishme në botë,” nënvizoi Veliaj.

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu falenderoi kryebashkiakun Veliaj për punën që po bën me komunat shqiptare në rajon. “Jam tepër i lumtur e i nderuar që jemi sot këtu. Unioni i Bashkive ka dhënë rezultate shumë pozitive dhe në atë drejtim duhet të investojmë të gjithë bashkë. Jam gjithashtu i lumtur që kryeshteti ynë, Tirana, është Kryeqyteti Europian i Rinisë, për shkak se jo rastësisht ky kryeqytet është edhe më aktivi në Evropë dhe ky model duhet të përcillet edhe në vendet tona, në komunat, bashkitë tona. Gjithashtu, ju cekët që vitin e ardhshëm keni aspirata të merrni titullin Qyteti Europian i Sportit. Jam i bindur, unë si pedagog sportiv në Universitetin e Sporteve, do të jap një kontribut ndoshta më të madh se këtë vit”, u shpreh ai.

Kryebashkiakët diskutuan gjithashtu edhe mbi projektet e radhës, bashkëpunimi për të cilin do të rritet në vazhdim.

Pas

“Më bëj bukën se erdha”/ Vrasja e Indrit Ndojit në Fushë Krujë, flet e ëma: S’kemi asnjë konflikt, e pyeta…

Para

Sa na kushtojnë tekat e Kryeministrit?

Para
Sa na kushtojnë tekat e Kryeministrit?

Sa na kushtojnë tekat e Kryeministrit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Dosja shqiptare/ McGonigal deklarohet fajtor, pranon pagesën e fshehtë prej 225 mijë dollarësh

Ukrainë/ Arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës

Zi në botën e futbollit! Ish-mesfushori ikonë i Milan vdes në moshën 81-vjeçare

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, VIDEO nga momenti kur Klered Bozhanaj shkrep armën

Braçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin (VIDEO)

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

10 sundimtaret më të pamëshirshme të historisë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që plotëson 1000 ndeshje pa humbje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.