Shembja e një sërë objekteve në Velipojë ka nxitur reagimin e ashpër të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës i cili shprehet se ndodh në ditët më të vështira për shqiptarët.
Sipas Bashës, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.
Ai ka përmendur edhe komunikimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama që ndodhi pikërisht kur pronarët e ndërtesave në Velipojë po përlesheshin me Policinë, ndërsa shefi i qeverisë paralajmëronte qytetarët me rikthimin e izolimit.
“Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do ti rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë”, shkruan Basha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)