Kamboxhia është një ndër vendet e cila siç duket ka fituar luftën me koronavirusin.
Shteti më një popullsi prej gati 16 milionë banorësh, që kur pandemia u përhap në të gjithë botën ka regjistruar vetëm 129 raste me të infektuar dhe asnjë v.dekje.
Edhe pse është një vend i varfër aty ku edhe sistemi shëndetësor është shumë i dobët , Kamboxhia ia ka dalë që të frenojë Covid-19.
Strategjia që ndoqi ky vend kishte të bënte me testimin e shpeshtë të banorëve si dhe me gjurmimin e kontakteve .
Autoritetet që nga data 28 Janar mbyllën përkohësisht kufijtë, shkollat, kopshtet çerdhet, të gjitha aktivitet prodhuese dhe argëtuese, bllokoi udhëtimet brenda vendit për një javë si dhe anuloi festimet.
Të gjitha masat rezultuan mjaft efektive pasi vendi u izolua shumë më shpejt se endet e tjera të botës.
Pjesa më e madhe e popullsisë në Kamboxhia jeton në zonat rurale dhe shumë pak në zonat urbane ç’ka ka bërë që virusi të mos përhapet shumë shpejt.