Qeveria holandeze do t’i kërkojë BE-së zyrtarisht vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Me një bazë të gjerë konsensusi, anëtarët e “Tëeede Kamer”, dhomës më të rëndësishme në parlamentin holandez vendosën miratimin e këtij mocioni që detyron qeverinë të nisë procedurat e pezullimit të lëvizjes së lirë së shqiptarëve në këtë shtet (lexo këtu).
Lidhur me këtë vendim ka patur reagime të shumta nga faktori politik në vend e kryesisht në radhët e opozitës të cilët kanë fajësuar qeverinë për se po zhbën një arritjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëvë pa viza në Europë.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti Petrit Vasili është shprehur se për shkak të kriminalizimit të qeverisë dhe kryeministrit, shqiptarët dënohen çdo ditë që t’u vendosen sërish vizat.
Sipas Vasilit fajtori i vetëm është kryeministri Edi Rama duke argumentuar se po e çon vendin drejt greminës.
Petrit Vasili:
Lajm shume i hidhur,Holanda,Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat.
Shqiptaret per shkak te kriminalizimit te qeverise dhe kryeministrit denohen qe tu vendosen serisht vizat.
Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojne krimin por mbeshteten tek ai dhe perdoren prej tij.
Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret.
Sot shqiptaret moren lajmin me te keq qe mund te mendohej.
Ka vetem nje fajtor, ai eshte kryeministri qe po con vendin drejt gremines.
Asnje hap pas per largimin e tij si shpetimin e vetem te Shqiperise nga te tjera menxyra dhe nga te tjera lajme te zeza.
Edhe Edi Paloka ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku shprehet se për shkak të një kryeministri monstër, rrezikojmë të rikthehemi në ditët e zeza kur trajtoheshim si qytetarë të dorës së fundit nga Evropa.
Edi Paloka:
Çdo dite vetem lajme te keqija per shqiptaret, dhurate e nje qeverie dhe nje kryeministri qe jo vetem po shkatrron te ardhmen , por po na kthen mbrapa ne kohet me te errta .
Nuk ka kaluar shume kohe, por per fat te keq ne jemi njerez qe memorien e kemi te shkurter…2010-2019
Nuk ka kaluar shume nga koha kur ne tentative per te shkuar drejt perendimit , qindra jete shqiptaresh humben ne ujrat e ftohta te detit apo rrepirat e maleve. I kemi harruar !!!
Kemi harruar rradhet e gjata neper ambasada ! Prinder qe prisnin me muaj per nje vize sepse i kishte marre malli per femijet emigrant. Vize qe ne shumicen e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin seksere e matrapaze jashte e brenda ambasadave…
Nuk ka nevoje te tregoni mirenjohje as per Berishen e as per Bashen qe ben te mundur liberalizimin e vizave ,por te pakten ngrihuni per vete e mos lejoni qe per shkak te nje kryeministri monster, te rikthehemi ne ditet e zeza kur trajtoheshim si qytetare te dores se fundit nga Evropa.
Përparim Spahiu i surprizuar nga vendimi i Parlamentit Hollandez, shprehet se Fakti që shumica ka votuar pro, tregon që Shqipëria është në një udhëkryq të madh, ku rrezikon dhe rikthimin e izolimit të vendit nga Europa, me viza.
Përparim Spahiu:
Nuk e mendova asnjëherë që shumica e Parlamentit Hollandez do të votonte me shumicë votash, 92 nga 150 deputetë, rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë.
Ka gjithmonë ai parlament një krah ekstrem sa i takon sjelles me emigrantë, myslimanë apo zgjerimit të BE.
Fakti që shumica ka votuar pro, tregon që Shqipëria është në një udhëkryq të madh, ku rrezikon dhe rikthimin e izolimit të vendit nga Europa, me viza.
Sinqerisht Edi Rama, këtë nuk ta kishim borxh.
Mund të bëje ç’të doje me të gjitha votat që gjoja të dhanë shqiptarët, por të arrije “me sukses” deri këtu, nuk e kishim memduar.
Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha, në një konferencë për shtyp deklroi se ky vendim I paprecedentë dhe i paralajmëruar “po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen”.
Ajo i ka bërë thirrje ministrit Gent Cakaj që të mos merret me targat dhe pasaportat diplomatike por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare.
Ish-deputeti democrat Gënt Starzimiri shkruan me ironi duke argumentuar se kjo është pasojë e shitjes së votës dhe mënyrës se sip o qeveris Rama ku ka bërë edhe krahasimin me kohën kur qeveriste Berisha.
Gent Strazimiri:
Mjeran! Ti i “1 milionti” në radhë që e shite LIRINË!
Dashtë Zoti, që pasi të kesh blerë vizën, të të teprojë ndonjë lek, nga ato që të dhanë për votën, edhe për taksën në tunelin e Kalimashit a të Elbasanit!
Ndërsa ti që nuk e shite votën, por ia dhe se të bezdiste “Saliu me arrogancën e tij” (!?), ta gëzosh këtë të “përulurin” …
Gjithsesi takohemi ke ai kafazi i ambasadës greke e bëjmë nja dy pare muhabet, se na ndau për së gjalli “Saliu” …. Ai “arroganti”…!!!
Deklarata për media eKlajda Gjoshës:
Jam sërish në këtë konferencë për shtyp për një ngjarje të jashtëzakonshme që prek sot të gjithë qytetarët shqiptarë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sot Parlamenti holandez ka votuar me 108 vota pro dhe 42 kundër për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të lartë me origjinë shqiptare që ka shkaktuar një problematikë të madhe në vendin e tyre.
Parlamenti më tej kërkon ti drejtohet Komisionit Europian që të miratojë këtë kërkesë, qoftë edhe vendosjen e vizave vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, dhe rikujtoj këtu që çdo vend i Bashkimit Europian, flas këtu për një procedurë të miratuar vite më parë, ka të drejtë t’i kërkoj Komisionit Europian rikthimin e vizave nëse atyre u cenohet siguria e tyre kombëtare. Dhe në këtë rast pikërisht bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të tyre, për sigurinë e qytetarëve të tyre, për shkak të krimit të lartë, i cili tashmë është eksportuar nga pala shqiptare.
Ky vendim i paprecendtë, të cilin e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, që pas konkluzioneve të Këshillit në Qershorin e kaluar, po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen.
I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare.
I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre, dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë. I bëj thirrje të nisë urgjentisht bashkëpunimin me institucionet e rendit të Hollandës dhe të vendeve të tjera anëtare, për të goditur në partneritet këtë fenomen që po cënon rëndë të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
I bëj thirrje Kryeministrit të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Të vetmen arritje që në fakt e gjeti gati qeveria Rama, sot po e zhbën për shkak të asaj ç’ka konfirmuar disa kohë më parë edhe vetë DASH, ku Shqipëria është kthyer tashmë në një vend operacional, i cili rrezikohet krimi i organizuar dhe kjo kalon përtej kufijve shqiptarë, duke rrezikuar Europën dhe mbarë botën.
Sot të nderuar qytetarë, ka marrë fund edhe vendimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë në muajin qershor. Nuk është opozita ajo që mban peng këtë proces historik të vendit tonë, por është krimi i organizuar, korrupsioni në nivele të larta, numri alarmant i azilkërkuesve që kanë pushtuar kufinjtë europianë, shkelja që i është bërë marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në mungesën e transparencës dhe konkurrencës në tendera, keqqeverisja dhe kapja e shtetit.
Sot gjithsecili nga ne ndihet i lënë në baltë nga njerëzit që e drejtojnë këtë vend dhe që çdo ditë e dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Partneriteti i shtetit me krimin, po dhunon çdo moment të drejtat e qytetarëve shqiptarë, po dhunon lirinë e lëvizjes, po dhunon ëndrrën evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Faleminderit.
(F.GJ/FAXWB.AL)