Një ditë pasi Holanda votoi në Parlament pro vendosjes së viza me Shqipërinë, ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i cili është shprehur se ende nuk është vendosur asgjë.
“Asgjë nuk ka ndryshuar për momentin, kjo ka qenë e qartë edhe në njoftimin e ambasadës së holandeze, pra vijon udhëtimi pa viza në vendet e zonës Shengen. Më lejoni të them se ne e ftojmë si qeverinë shqiptare dhe holandeze të vijojnë bashkëpunimin në këto fusha kaq të rëndësishme si migracioni i parregullt dhe lufta kundër krimit të organizuar. Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë dhe qytetarët që do të thotë se ka pasur një progres shumë të rëndësishëm dhe është për të gjithë qytetarët që prej vitit 2010. Ju e dini besoj që unë kam qenë në krye të këtij procesi që prej vitit 2010 dhe jam i bindur se autoritetet shqiptare do të marrin të gjitha masat që të ruhet kjo arritje fantastike që është bërë deri tashmë.