Një grup ambientalistësh kanë dalë në protestë ditën e sotme përpara godinës së Ministrisë së Mjedisit për të kundërshtuar vendimin për zonat e mbrojtura.
Sipas ambientalistëve, një zonë e mbrojtur duhet të mbrohet e tëra dhe jo e copëzuar, prandaj dhe ata i bëjnë thirrje kryeministrit të mos e miratojë vendimin qe i trajton te gjitha zonat e mbrojtura perreth Shqiperise ne bllok, vendim te cilin ata e cilesojne të turpshëm.
Duke folur për Fax News, një nga ambientalistët i ka bërë thirrje edhe bashkive të bashkohen për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, duke i apelaur që zonat e mbrojtura t’i shohin si pjesë të tyre dhe jo si
“Është shqetësuese nisma e marrë AKZMJA për të rishikuar në bllok zonat e mbrojtura. Ne shkuam në kohë te Ministria e Mjedisit dhe i thamë se kjo nuk është e duhura. Ne shpallëm një zonë që mbrohet ekologjikisht dhe nuk mbrohet me copëza, ajo mbrohet e tëra. Këtë e kemi aplikuar edhe në Nartë, edhe në Butrint, etj. Parimi është që zonat e mbrojtura num mbrohen në mënyrë të copëtuar. Vendimi që është marrë në faqen e Këshillit Kombëtar të territorit tregon se këshillat tona nuk janë marrë parasysh.
Ne i bëjmë thirrje kryeministrit të mos e miratojë atë vendim. Është e turpshme për Shqipërinë. I bëj thirrje bashkive të bëhen palë me zonat e mbrojtura dhe të mos e shohin si konflikt. Ato duhet ta ndiejnë veten pjesë të zonës së mbrojtur. I bëj thirrje politikës të mbajë qëndrim në këtë gjë, sepse ne në kushtet që jetojmë jemi të gjithë të bindur që kërkojmë një mjedis të shëndetshëm. Unë jam i bindur që pas pandemisë, i gjithë planeti do të ketë qasje ndryshe ndaj ambientit. Janë ndërtuar HEC-e janë ndërtuar rezorte në zonat e mbrojtura. Ky vendim i legjitimon ata, dhe bën që subjektet që operojnë të jenë në rregull. Kjo gjë nuk është aspak profesionale dhe aspak vizionare,” u shpreh nje ambientalist.
Nje tjetër ambientaliste tha se vitin e shkuar Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtës i ka propozuar një listë me propozimet e reja të zonave të mbrojtura qeverise dhe pas një viti ne shohim një vendim të qeverisë që kundërshton edhe raportin e vetë Agjensisë Kombëtare
“Vitin që shkoi në shkurt 2020, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtës i ka propozuar një listë me propozimet e reja të zonave të mbrojtura dhe pas një viti ne shohim një vendim të qeverisë që kundërshton edhe raportin e vetë Agjensisë Kombëtare të zonave të mbrojtura. Ne e kemi lënë komunikimin mes palëve në shkurt të 2020 dhe vijmë në këtë vendim që kundërshton cdo gjë që kemi bërë deri më tani,” u shpreh ajo.
Ndërsa një tjetër ambientalist ngriti shqetësimin se pas këtij vendimi në bllok për të gjitha zonat e mbrojtura qëndrojnë qëllime të fshehta për të lënë jashtë listës së zonave të mbrojtura disa të tilla në mënyrë që të shfrytëzohen.
“Nuk mund të bëhet një vendimarrje e tillë në bllok për të gjtiha zonat e mbrojtura. Ky lloj procesi kaq i ngutshëm, ka pasur qëllimin e fshehtë që një pjesë e zonave të mbrojtura të lihen jashtë zonave të mbrojtura dhe të jepen për zhvillim. Ashtu sicc është e papranueshme që brenda një zone të mbrojtur ka njolla të bardha që përfaqësojnë zonat urbane brenda zonave të mbrojtura,” tha ai.
(E.H/Faxweb.al)