Një shtetas 64-vjeçar në Elbasan është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.
I identifikuar si Xhevahir Lushnjari, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj të miturës, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Mësohet se i moshuari ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë.
“Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Xhevahir Lushnjari, 64 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.”, citohet në njoftimin e policisë.
(XH.A/SHUPLAKA)