Verdi Morava, i dënuar në burgun e Peqinit transferohet në burgun e Burrelit. Burime për Faxweb.al, bëjnë me dije se transferimi është bërë tre ditë më parë, ndërsa preteksti është se konsiderohet si një nga organizatorët e grevës.
Ai gjithashtu pritet të futet në burgun e Burrelit në një nga qelitë e izolimit për një afat kohor 3 mujor si masë disiplinore.
Sakaq ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili shkruan se në burgun e Peqinit po transferohen të burgosurit.
“Vazhdon greva per kushte çnjerezore ne burgun e Peqinit! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Prsh Doktor doja tju informoja per greven ne burgun e Peqinit pasi kam nje familjar timin edhe me tha qe Drejoria e Pergjithshme per shkak te greves se urise ka filluar qe te burgosurit ti trasferoje neper burgje te tjera kryesisht ne burgun e Drenoves me pretekstin se jane organizatore te nisjes se greves dhe i kercenojne qe nqs nk ndalojne greven do te trasferojne shume te tjere. Sot esht dita 7 e greves . Ju lutem bejeni publike qe te meren dhe te plotesohen kerkesat qe kane vendosur te burgosurit flm anonim.”- thuhet në postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.