Një baba nga Kentucky është përballur me kërcenime vdekjeje pasi zgjodhi të veshë djalin e tij 5-vjeçar si Adolf Hitler, për festën e Halloween. Braynt Goldbaxh tha se ai është penduar që zgjodhi këtë kostum për djalin e tij 5-vjeçar si një diktaktor.
Në fillim ai u justifikua me faktin që djalit të tij i pëlqente të vishej si personazh historik. Por tani familja e tij, ka marrë kërcënime të shumta nga njerëz të irrituar nga zgjedhja e babait, aq sa Braynt është detyruar ta fshijë postimin në rrjtet sociale.
“Është diçka që nuk mund të konsiderohet e lehtë. Hitleri dhe Nazistët nuk janë diçka që mund të mund të bësh shaka”, ka qenë disa nga reagimet që kanë dënuar ashpër zgjedhjen e babait për holloween.
Discussion about this post