Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vështirësuar marrjen e vizave për të udhëtuar drejt vendeve të tyre. Dy zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit kanë njoftuar se agjencia ka urdhëruar ambasadat amerikane dhe konsullatat në të gjithë botën për të hartuar kritere për “grupe të popullsisë”, që kanë nevojë për shqyrtim shtesë përpara marrjes së vizës.
Sipas mediave të huaja, “Reuters” dhe “NBC Neës”, këto urdhra do të zbatohen gjatë ditëve në vijim.
Ambasadat amerikane janë urdhëruar që të kontrollojnë edhe rrjetet sociale të aplikantëve. Zyrtarët e ambasadës duhet të analizojnë imtësisht një numër më të madh aplikantësh për të parë nëse përbëjnë rrezik për SHBA-të.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se deri në ç’pikë do të arrijë kontrolli i rrjeteve sociale.
(XH.A/SHUPLAKA)