Pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 600 persona, mijera të tjerë mbetën në qiell të hapur.
Ndërkohë që shumë persona janë grumbulluar nëpër qendra ku shpërndahen ndihma. Mbrëmjen e sotme në shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës, banorët po qendrojnë në rradhë për të tërhequr ndihma.
Megjithëse kanë marrë vërtetimin, banorët shprehen për Fax News se nuk kanë marrë ndihmat që ju nevojiten.
“Po na japin një simite, një bidon ujë. Letrën e kam në xhep vetëm një bibon ujë kam marrë. Po qendrojmë jashtë sepse brenda nuk jetohet. Qendrojmë jashtë. Ti transmetohet kjo gjendje Ramës. Tani do të iki cfarë të bëj. Ka banorë që janë të pajisur me flet për ndihmë.”– u shpreh banori në Fax News.
(M.Q/Faxweb.al)