Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në fshatin Fushë-Dukat të Vlorës, ku një 16-vjeçar me iniciale D. J. i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
E gjitha ka ndodhur në një objekt ngjitur me banesën që shërbente si kasolle për bagëtitë e imëta. Kanë qenë prindërit e adoleshentit që kanë gjetur trupin e pajetë sapo ishin kthyer nga Tirana. Po punohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Më datë 26.02.2017, rreth orës 22:35, në fshatin Fushë Dukat, është vetëvrarë me armë gjahu “Çifte”, shtetasi D.J., 16 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në objektin ngjitur me banesën që shërbente si kasolle për bagëtitë e imta. Në momentin kur i riu minoren ka kryer këtë akt, ka qenë vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga familjarët e tij (prindërit) sapo këta të fundit ishin kthyer nga Tirana.
Në këto kushte kanë njoftuar menjëherë Policinë e Vlorës. Grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.
(XH.A/SHUPLAKA)