Lëvizja Vetëvendosje së bashku me aleatët e saj, Partia Guxo dhe Alternativa, kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo listë, e përbashkët sipas tyre përfaqëson vizionin për ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.
Në krye të listës është Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca e Donika Gërvalla.
Në listë nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu. Po ashtu nuk do të garojë as Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës.
10 emrat e parë në listën e LVV-Partia Guxo-Alternativa:
Albin Kurti
Glauk Konjufca
Donika Gërvalla Schwarz
Avni Dehari
Albulena Haxhiu
Hekuran Murati
Xhelal Sveçla
Mimoza Kusari Lila
Faton Peci
Shqipe Mehmeti Selimi.