Pothujase miliona vezë janë tërhequr nga marketet në Belgjikë, Holandë, dhe Gjermani. Britanisë, Francës, Suedisë dhe Zvicrës.
Komisioni Evropian (KE) tha ditën e sotme se autoriteteve të Belgjikës u është dashur rreth një muaj për të informuar për zbulimin e vezëve të helmuara me nivel të ulët të një insekticidi, megjithëse shtetet anëtare për gjëra të tilla duhet të raportojnë “menjëherë”.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se “nuk është dhënë informacion për këtë incident me helmim” deri më 20 korrik. Vezët e helmuara në Belgjikë janë gjetur më 20 qershor
Po ashtu ajo shtoi se shtetet e BE-së “kanë obigim ligjor” për ta informuar KE-në menjëherë, nëse ato kanë njoftime për kërcënim të shëndetit të njerëzve.
Autoritetet e sigurisë së ushqimit thonë se janë kontrolluar 86 ferma, ndërsa në 21 prej tyre janë gjetur gjurmë të elementit Fipronil, që nuk lejohet në prodhimet për shtazë, siç janë pulat, që janë pjesë e ushqimeve njerëzore.
Ndërkohë gjatë një interviste në transmentuesin shtetëror “RTBF”, Ministri i agrikulturës i Belgjikës, Denis Ducarme, ka është shprehur se konsumatorët nuk janë të rrezikuar.
“Sot nuk ekziston rrezik për shëndetin publik”, tha Ducarme.
(S.SH/Shuplaka)