Dita e sotme u mbizotërua nga një mot i vranët dhe me shira të herëpashershme. Temperaturat pësuan një rënie të lehtë, ndërsa në zonat malore pati edhe reshje bore.
Për ditën e nesërme, Melisa Mehmetaj tha për “FaxNews” se moti do të përmirësohet në orët e para të mëngjesit. Më pas në mesditë do të ketë një shtim të vranësirave.
Sa iu takon temperaturave, ato do të mbeten konstante në mëngjes, ndërsa më pas do të pësojnë rritje të lehtë. Edhe gjatë ditës së nesërme priten reshje dëbore në zonat malore.
(M. I./ Faxweb.al)