Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Vaun e Dejes ka nisur me të papritura pa mbërritur ende në këtë qytet.
Burime të Fax Web bëjnë me dije se edhe takimi i tij me banorët e Vaut të Dejës nuk ka shkuar edhe aq mirë. Siç duket edhe nga fotot, ai është pritur në qytetin verior nga pak njerëz diçka që e ka detyruar mbase ta zgjasë takimin vetëm 7 minuta me qytetarët në kuadër të programit qevërisës “për bashkinë që duam”.
Kujtojmë se ai është pritur me protesta nga banorët e Lezhës të cilët i kanë bllokuar edhe rrugën duke e detyruar që të dredhojë nëpër rrugë fshatrash.
Sipas korrespondentit të Fax News Martin Marku ky devijim ka sjellë dhe kaos dhe trafik në rrugët e Lezhës, (Lexo këtu).
Menjëherë ka reaguar dhe deputetja e PD-së Lindita Metaliaj duke e cilësuar veprimin e Ramës, si akt të një burracaku hajdut.