Deputeti socialist, një përkrahës i flaktë i ekipit të Partizanit u është përgjigjur tifozëve të Tiranës pas banderolës së tyre ironike gjatë derbit kryeqytetas ditën e djeshme mes Tiranës dhe Partizanit. Në banderolën e tifozëve të Tiranës në ‘Selman Stermasi’ shkruahej “Ju nuk keni lidhje me këtë qytet, aq sa Braçja me basketbollin”.
Por pas fitores së derbit nga ana e Partizanit, Braçe u ka kthyer përgjigje tifozëve të Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar dhe një video nga festa e ‘demave të kuq’.
“Ej çuna, unë kam lidhje me basketbollin sa ç’kishte lidhje Atanda me Ngo, a e patë? Ja mu ashtu! Mësojeni, udhëheq shpirti, jo gjatësia! Naten e mirë e kapni koshin!”, shkruan ai.
Postimi i plotë i Braçes:
KY QYTET ISHTE, ESHTE DHE,
DO JETE I KUUUUUUUQ!
Nje super super super PARTIZAN!
Nje skuader, nje mendje,
nje shpirt, nje pasion,
I KUUUUUUUUUUQ!
Bashkim dhe Force!
Cuna nuk ka fund kenaqesia tu shohesh keshtu, Bashke dhe Fitues!
Tani,
une nuk di nese qorri eshte shqiptar apo i huaj, por o qorra a e pate Trashin, a e pate Telushin, a e pate Malajn, a e pate Asanin?! Hapni syte e mos i beni dem Shqiperise,
hapni Kombetaren pertej menaxhereve!
Ne fund,
LEOOO, SHPIRTI YT NA UDHEHOQI,
DO NA UDHEHEQE;
Shpirti yt gezofte pa fund!!
VO: ej cuna, une kam lidhje me basketbollin sac kishte lidhje Atanda me Ngo, a e pate? Ja mu ashtu!
Mesojeni, udheheq shpirti, jo gjatesia!