Një prej video-ve “live” në Instagram të Michael Buble dhe bashkëshortes së tij, Luisana Lopatilo, është bërë virale për shkak se fansat dhe ndjekësit e tyre mendojnë se ai është treguar agresiv ndaj saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe karantine, këngëtari dhe partnerja e tij kanë bërë thuajse çdo ditë video “live” nga shtëpia, ndërkohë që një prej tyre mori më shumë vëmendje se të tjerat. Siç do e shihni dhe më poshtë, Buble irritohet për një moment që gruaja i ndërpret përshëndetjen dhe e godet lehtë me brryl dhe i ngre zërin, ndërkohë që më pas e tërheq drejt vetes dhe i hedh krahun për ta përqafuar. Luisana i kërkon falje nën zë.
no sé ustedes pero yo ví ésto y quedé indignada con ese trato de Michael a Luisana , en serio quedé WTF pic.twitter.com/tuzyizgQTq
— Sol? (@solciadler) April 10, 2020