Ndërsa Kina lufton përhapjen e përkeqësimit të koronavirusit, banorët nën karantinë në Wuhan kanë ndarë video në internet të betejës së tyre kundër etheve, duke treguar se si ata po inkurajonin njëri-tjetrin dhe vendin.
Qyteti, shtëpia e afro 11 milionë njerëzve, ishte epiqendra për shpërthimin e koronavirusit që tani është përhapur në të gjithë globin. Banorët u është thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi autoritetet luftojnë për të mbajtur nën kontroll shpërthimin e virusit, por shumë janë pritur që kriza të mbarojë.
#wuhancorona #WuhanChina #WuhanVirus #WuhanLockDown View from our son's apartment this evening. Citizens of Wuhan sing National Anthem and Wuhan Come On from balconies and windows after many days stuck indoors. pic.twitter.com/Ja1Fh0skJr
— Robert Riggs (@GardeningRob) January 27, 2020
Ilaçi më i mirë? Kënga!
Me sa duket, me video dëshmitare okulare të postuar në Twitter shihen njerëz duke kënduar himnin kombëtar dhe duke brohoritur “Wuhan, ti mund tia dalesh!” nga ballkonet e tyre të apartamenteve.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ‘2019-nCoV’ në Kinë ishte rritur në 4 515 që nga 27 janari, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 106 pasi numri i infeksioneve të reja brenda një dite pothuajse u dyfishua.
Beautiful moments coming out of #Wuhan tonight. Citizens sang together out their windows, songs of unity to raise spirits. #coronavirus #china #prayforWuhan pic.twitter.com/HWI8JL4I8C
— ???? ??? ????? (@plantsNbabes) January 27, 2020
Kryeministri i Kinës bën thirrje për “luftë të vendosur” kundër shpërthimit të koronavirusit ndërsa numri i vdekjeve ngjitet në 106 me mbi 1.700 raste të reja
Kina ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për të frenuar shpërthimin, përfshirë karantinën e lartpërmendur të të gjithë qytetit të Wuhan, si dhe ndërtimin e një spitali krejtësisht të ri për strehimin e të infektuarve, i cili pritet të përfundojë deri më 3 shkurt.
Videos circulating on WeChat and Weibo of people in #Wuhan shouting "Wuhan, add oil" out their windows and singing the Chinese national anthem together. A message going around asking ppl to do it together starting at 8pm. pic.twitter.com/U0xSINd5nW
— Rachel Cheung (@rachel_cheung1) January 27, 2020
Qeveria gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga udhëtimet jashtë vendit, ndërsa shtyne festat kombëtare me qëllim mbajtjen e njerëzve në shtëpi për të zvogëluar mundësinë e kontaminimit të mëtejshëm “me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së njerëzve kinezë dhe të huaj”.
“Ulja e lëvizjes ndërkufitare të njerëzve ndihmon në parandalimin dhe kontrollin e shpërthimeve,” tha Administrata Kombëtare e Emigracionit në një deklaratë.
Tani për tani, të paktën, qyteti i Wuhan mbetet një qytet fantazmë, me vetëm këngën e bezdisshme të banorëve të saj të karantinuar për të inkurajuar shpirtrat e qytetit.