Klevis Balliu ka folur gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, pas ndalimit nga policia dy ditë më parë.
Duke folur në sallë, Balliu është shprehur se, kërkojnë që të burgosin atë dhe të tjerët që të mos jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të të shtunës me 11 maj.
Ai tha gjithashtu se është ndaluar pa të drejtë dhe pas kësaj nuk i është ofruar për më shumë se katër orë ndihmë mjekësore pasi ishte helmuar me gaz lotsjellës.
“Janë shtëpitë që po rrezikohen nga projekti korruptiv i kësaj qeverie. Unë i kam mbështetur, i mbështes dhe do ti mbështes. Partia Demokratike dhe gjithë përfaqësuesit e saj do ti mbështesim. Ta harrojnë se me shoqërimin e ndonjërit do të na frikësojnë.
Nëse sot protestojmë është edhe arsyeja se qeveria i ka bërë pis uniformat e Policisë së Shteti me kanabizimin e vendit. E kuptoj Prokurrorinë që ka një vit e tetë muaj si e jashtëligjshme si dhe e kuptoj presionin dhe urdhërat që ka marrë por nuk pranoj asnjë akuzë që mund të më drejtojnë.
Kam ndenjur për katër orë e gjysëm pa marrë asnjë ndihmë mjekësore sepse policia nuk i lejonte të më shërbenin pasi isha dëmtuar sepse nuk shihja për shkak të gazit?”.
Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë për të akuzuarit e tjerë Lulzim Marqinaj, Seit Hajderasi dhe Elton Skënderi u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” (lexo ketu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)