06:02 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Kuvendi i PD-së, Bushati: Dhe sa kohë do të dojë zoti Basha?! Fishkëllimat ndaj Selamit skenë e shëmtuar

08:10 | 30/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Kuvendi i PD-së, Bushati: Dhe sa kohë do të dojë zoti Basha?! Fishkëllimat ndaj Selamit skenë e shëmtuar

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati ka qenë e ftuar sot në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax News”, përballë gazetarit Rezear Xhaxhiu, për të komentuar atë që ndodhi dje me Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Bushati tha se ky organizim nuk solli asnjë frymë të re, dhe se statuti i ri është bërë vetëm në interes të kryetarit Basha, duke e bërë atë ”të përjetshëm”.

Po ashtu Bushati tha se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve në këtë Kuvend, nuk u kontrolluan nëse ishin anëtar të kësaj force politike, dhe të mandatuar për të qenë në kuvend.

Ajo komentoi dhe fishkëllimat në drejtim të Eduard Selamit, teksa i ka quajtur këto veprime të shëmtuara.

“Kishte shumë pak diskutime, gjë që tregon varfërinë e ideve, sidomos pasi në këtë Kuvend vinim pas humbjes së thellë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Unë nuk doja të bëhesha pjesë e së shëmtuarës pas fishkëllimave ndaj zotit Selami dhe zgjodha të mos flas në këtë organizim.

Në këtë Kuvend pati vetëm 5 kërkesa për diskutim, gjithçka ishte e paracaktuar., aq sa zoti Gjana pasi kalonin pesë minuta, iu tërhiqte vëmendjen diskutantëve në mënyrë që të mbyllnin fjalën e tyre.

Me këtë statut zoti Basha ia ka dhënë të gjitha pushtetet vetes. Zoti Basha ka thënë se ky status afron anëtarësinë, gjë që nuk është fare e vërtetë. Ne jemi mësuar me zotin Basha, që një gjë thotë të hënën dhe tjetër gjë të martën.

Zoti Basha foli dje për ndjesë, po nuk ka bërë as një mea culpa për qerverisjen e PD-së. Nuk mbyllet gjithçka me një fjali ‘’skemi bërë atë që duhet”. Dhe veç kësaj dhe sa kohë duhet ti japim zotit Basha që të marrë eksperiencën e duhur?”, u shpreh Bushati.

Më tej sa i përket organizimit për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Bushati tha se PD është shumë pas, teksa theksoi se me ndarjen e re territoriale qeveria është më e avantazhuar.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Pas

‘’Tani janë ulur gjakrat”, Arian Çani mesazhe të koduara pasi u shfaq përballë ‘’Vanit”

Para

2017-ta, BSH: Në Tiranë u rritën shitjet e apartamenteve, por edhe çmimet

Para
2017-ta, BSH: Në Tiranë u rritën shitjet e apartamenteve, por edhe çmimet

2017-ta, BSH: Në Tiranë u rritën shitjet e apartamenteve, por edhe çmimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.