Pronari i një kompanie në Vushtrri rrahu punëtorin e tij, thotë se ky i fundit kreu keqpërdorime.
Lëndimet në qafë e madje edhe në shpinë i ka të dukshme. Edhe ngritjen në këmbë e ka të vështirë nga dhimbjet.
Kjo pasi ky 56 vjeçar nga Vushtrria thotë se një ditë më herët u sulmua fizikisht nga shefi i tij në kompaninë e të cilit punonte si shofer.
Sipas tij krejt kjo ndodhi për shkak të një shume prej 15 euro. 56 vjeçari përshkruan ngjarjen nga e cila ai pësoi lëndime. Pas kësaj, ai mori edhe trajtim mjekësor.
E pronari i të dëmtuarit, pranon se ka ndodhur sulmi fizik ndaj punëtorit të tij. Fehmi Shabani gjatë ditës nuk ishte në vendin ku ndodhur ngjarja, por ai ka dhënë versionin e tij për arsyet e rrahjes.
Shabani tha se punëtori i tij kishte keqpërdorur pozitën e tij disa herë. Rasti u lajmërua edhe në Policinë e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti tha se rasti është iniciuar si lëndim trupor dhe sulm. Viktima edhe gjatë së shtunës ka vazhduar vizitat mjekësore në spitalin e qytetit të Vushtrrisë.