Numila Kuneshka, mjeke pediatre ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Ema Shazivari në lidhje me përhapjen e virozave stinore, kryesisht tek fëmijët, duke treguar shkaqet dhe pasojat e tyre, mënyra se si transmetohen ato por edhe me problemet që shkaktojnë me trajtimin mjekësor.
Ajo tha se janë shtuar në mënyrë masive paraqitjet e prindërve në pediatri me fëmijët e tyre që janë prekur nga gripi, ndërsa tregoi se rreth 240 raste në ditë paraqiten për trajtim.
Kjo sipas mjekes, shkakton radhë të gjatë por edhe rrezik për marrjen e infeksioneve brenda ambjente të pediatrisë, ndërsa bëri thirrje që kur konstatohen viroza të tilla, paraprakisht të konsultohen me mjekun pediatër në lagjen e tyre për të mos shkaktuar kaos dhe radhë të gjatë në qendrën e pediatrisë.
“Në 24 orë këto dy javët e fundit ka arritur në 240 fëmijë në një ditë, një fluks i tillë është gati i papërballueshëm për stafin mjekësor sepse koha në dispozicion për të vizituar një fëmijë është shumë më e vogël se sa për një vizitë mjekësore. Kjo ka bërë që prindërit të qëndrojnë në radhë në bazë të disa numrave që japim në përjashtim të rasteve kur ka urgjenca. Normalisht se krijohet një radhë shumë e madhe dhe për pasojë edhe tensione. Unë bëj thirrje ndaj prindërve që stacionin e parë të vizitave ta bëjnë nëpër klinikat mjekësore nëpër lagje. Ministria e Shëndetësisë ka hapur edhe 3 qenrda me të gjitha pajisjet dhe stafet. Të paraqiten aty për të marrë ndihmën e parë. Edhe qëndrimi në radhë krijon mundësinë për të marrë viroza të tjera që nuk i kanë. 50 shtretër janë në dispozicion, thirrje ndaj prindërve që të mos jetë qendra e pediatrisë destinacioni i parë. U bënë rreth 10 ditë që trendi i vizitave është rritur dhe presim që edhe gjatë muajit shkrurt fluksi të jetë i shtuar”.
Duke folur për simptomat që kryesojnë dhe shfaqen tek fëmijët janë, mjekja tha:
“Temperaturat e larta, sekrecionet, të vjellat. Kam të njëjtat këshilla për prindërit, ti ruajnë fëmijët nga ambjentet e mbipopulluara, të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura, dietë të pasur me lëngje, nëse shikojnë se situata po rëndohet duhet ta paraqesin tek mjeku pediatër i lagjes së tyre, të mos shkojnë në shkolla kur janë me virozë. Antibiotiku duhet të jetë i përshkruar nga mjeku pediatër. Në situata të caktuar kur mjeku pediatër e shikon të arsyeshme e rekomandon, vetëm në këtë rast duhet të përdoret.
Detyra e edukatoreve ose mësuesve duhet të vërejnë nëse shikojnë shenja të temperaturës apo kollës, të njoftojnë prindërit, të kenë parasysh kushtet e higjenës, fëmijët para se të hanë vaktet të lajnë duart, edhe pas ushqyerjes gjithashtu, për të evituar sa të jetë e mundur pjesën e infeksionit. Në stinën e dimrit duket që ka një shtim të përhapjes së virozave, që vjen përmes ajrit, kollitjes etj. Vënia e maskave që po këshillohet shumë më tepër tek ata që janë me virozë është e këshillueshme”, tha mjekja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post