Kaos në levizjen e automjeteve në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Prej dy orësh është bllokuar thaujse tërësisht lëvizja e automjeteve në drejtim të Fushë Krujës, madje vargu i automjeteve ka mbërritur deri në superstradë, pranë Thumanës.
Kjo situatë shfaqet në stinën e sezonit veror me ardhjen e emigrantëve, duke shtuar fluskin e automjeteve. Një faktor tjetër i kësaj situate të pazakontë në këtë segment rrugor janë dhe punimet që po kryhen pranë urës në Fushë Krujë.
Disa drejtues mjetesh kanë zgjedhur aksin e vjetër nga Thumanë në Fushë Krujë, por sërish ata përballen me të njëjtËn situatë pranë unazës në afërsi të Fushë-Krujës. Sakaq mjaft probleme ka sjëll dhe ura e Zezë në Fushë-Krujë rikonstruksioni i të cilës ka nisur dy javë më parë. Do të duhen më shumë se dy orë në rreth shtatë km rrugë të përshkohen nga Thumana në Fushë Krujë.
Disa autoambulanca janë përballuar më këtë situatë të trafikut, ndonëse janë përpjekur të zgjedhin ndonjë shteg për të dërguar të sëmurët në kryeqytet, ndërsa drejtuesit thonë se është e papranueshme kjo situatë kaotike për lëvizjen e tyre në këtë aks rrugor i cili njihet edhe si një segment në të cilin kanë ndodhur aksidente të shumta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)