Një protestues është përfshirë nga flakët, ndërsa të tjerë kanë ndërhyrë për ti shuar flakët çka i kanë shkaktuar plagë të lehta.
Gjithashtu një tjetër protestues i cili kishte kapërcyer gardhin policor ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një shisheje me benzinë, ndërsa siç shihet në video nuk është prekur nga forcat policore. Protestues të tjerë e kanë marrë dhe më pas është transportuar drejt urgjencës së Tiranës me ambulancë.
Sipas raportimeve nga gazetarët e Fax News në protestë janë hedhur dhe molotov duke e rënduar situatën.
Më herët protestuesit i vunë flakën derës së Kryeministrisë. (lexo këtu)
Kjo është protesta e katërt kombëtare e cila zhvillohet përpara kryeministrisë nga opozita e bashkuar, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve të PD-së dhe të LSI-së.
Kërkesat e partive opozitare janë të qarta, dhe lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mundësojë mbarëvajtjen e tyre.
Me kalimin e javëve vendosen në pikëpyetje dhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që sipas opozitës nuk do të mbahen, ndërsa qeveria Rama dhe PS janë angazhuar me zgjedhjen e kandidatëve në mbledhjen e sotme të Asamblesë.