Një drejtues i linjës urbane të kryeqytetit ka aksidentuar pasditen e së shtunës një këmbësor në zonën e quajtur “Xhamlliku”.
Nga përplasja ka mbetuar i plagosur një i moshuar i cili është dërguar në spital ku i është nënshkruar një operacioni.
Ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje. Aksidenti ka ndodhur në orën 16:47, raporton ‘Fax News’
Sikurse duket edhe në video i moshuar është shtrirë në tokë dhe qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë.
Nuk bëhet ende i ditur emri i të moshuarit të aksidentuar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autobusit të linjës së Porcelanit./tvklan.al