Në mënyrë të papritur kryeministri i vendit Edi Rama anuloi sot një vizitë që kishte njoftuar prej një jave në qytetin e Shkodrës.
Paralelisht me vizitën e tij qytetarët shkodranë të mbështetur dhe nga partia demokratike kishin organizuar dy protesta në pritje të Ramës.
E megjithëse kryeministri dredhoi në minutat e fundit, duke çuar në vendin e tij zëvendësen Senida Mesi, protesta e qytetarëve ka vijuar.
Ka qenë deputeti i PD-së, Bardh Spahia ai që ka publikuar një foto ku disa të rinj kishin mbushur bagazhin e makinës me patate dhe vezë në mënyrë që t’ia hidhnin kryeministrit.
“Ja ku i kam edhe vezët, 140 kokkra me ia rras në lule të ballit”- thoë protestuesi, duke shtuar më tej se “Këto pak i ka, ai ka hak hu”. Vezët nuk janë çuar dëm, pasi qytetarët i kanë hedhur në drejtim të prefekturës.
Axhenda e Ramës e publikuar prej një jave parashikonte:
Ora 09:00 nisja nga Tirana
Ora 10:30 Inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE
Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla Industriale)
Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne
Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër
Ora 14:30 dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez
(E.K/FAXWEB.AL)