Kryeministri Edi Rama mund të themi pa frikë se ka ‘rrëshkitur’ fare sot në Kuvend, teksa krahasonte shqiptarët me organin gjenital të meshkujve.
Teksa kreu i PD-së Lulzim Basha ftonte qytetarët që të ngriheshin në protesta Rama është shprehur se populli nuk mund të ngrihet mezor.
“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë. Është poezi që e di doktori, e di mirë ai këtë punë (duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha)“, është shprehur Rama.
Kjo është padyshim një nga rastet e rralla kur një lider shteti e krahason popullin e vendit të tij, të cilët dhe e kanë votuar me një organ të tillë. Me siguri që kjo video do të bëhet virale, po sesa do të ketë reagim na mbetet të presim.
Ditën e sotme në Kuvend u diskutua për vendosjen e tarifave prej 5 deri në 22 euro për mjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit, po mesa duket edhe sot kryeministri Rama arriti që të tërhiqte vëmendjen me batutën e tij.
(E.K/Faxweb.al)
Deklarata është bërë ditën e sotme në Kuvend nga kryeministri i rizgjedhur i vendit Edi Rama:
https://www.youtube.com/watch?v=RZ3j6qPwkO4&feature=youtu.be