Ka patur një përplasje gjatë ditës së sotme midis rektorit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në shkudër dhe studentëve që vijojnë ngujimin, pas vendimit të disa studentëve që të hynin në mësim.
Studentët e ngujuar kanë bllokuar derën por ka qenë vetë rektori ai që ka bërë të mundur që studentët që kanë dashur të hyjnë në mësim të futet duke qëndruar tek dera bashkë me punonjësit e siguri.
Ndërkohë studentët e ngujuar dëgjohen që ti thërrasin rektorit “roje”.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme studentët e ngujuar janë ballafaquar me rektorin e Universitetit i cili ka tentuar të hyjë në zyrën e tij por është ndaluar pasi shkallët e godinës janë bllokuar me karrige dhe tavolinë.
Ata kanë debatuar me rektorin Adem Bekteshi në shkallët e brendshme të godinës së Universitetit, nga ku i kanë komunikuar se nuk do ta lejojnë procesin e mësimit pa u realizuar kërkesat e tyre si dhe i kanë shtruar disa pyetje atij.
“Pse nuk ka ngrohje në sallat e studimit? Pse xhamat mbyllen me gazeta? Pse studentët pasi është djegur videoprojektori e kanë blerë vetë? Është mëkat për ne ti blejmë gjërat vetë. Të kërkojmë ngrohje, të kërkojmë kartat e studentit, të mos dimë se ku shkojnë paratë e prindërve tanë”, – tha njëri prej studentëve.