Pas vizitës së tij në Malësinë e madhe, Lulzim Basha ka zhvilluar një tjetër takim me qytetarët e Shkodrës nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, si dhe ka prezantuar programin e tij politik (lexo këtu).
Gjatë ecjes së tij para pak minutave në rrugët e qytetit shoqëruar nga qytetarë, ish-deputetë të qarkut të Shkodrës si edhe përfaqësues të pushtetit lokal, një qytetar nuk ka nguruar ta kritikojë Bashën.
Në videon e mëposhtme ai dëgjohet duke I thënë se ata që I shkojnë pas janë njerëz që ndërtojnë gradaçela.
“Unë e kam mbajtur Azem Hajdarin me ideal në shpatulla, dhe këta që bëjnë gradaçela i shkojnë mbrapa. I shkojnë këta zagarët mbrapa këta të tjerët, duan të dalin nëpër televizora. Janë nja katër-pesë vetë nga këta djelmosha që kanë përlyer demokracinë”, shprehet qytetari.
Dikush i thotë se “nuk do të pyesin”, ndërkohë ai ia kthen “jo mor jo do të pyesin”, teksa truprojat e kreut demokrat nuk e lejojnë të afrohet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post