06:33 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Tirana marrëdhënie vasaliteti me Athinën”, Berisha tregon pse marrëveshja për detin është antikushtetuese

17:01 | 17/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati flet për takimin me Kotzias: Disa çështjeve u ka ardhur koha për tu zgjidhur, tre tematikat që po diskutojmë

Greek Foreign Minister Nikos Kotzias, left, shakes hands with Albanian Minister of Foreign Affairs Ditmir Bushati prior to their meeting in Tirana, Wednesday, July 15, 2015. (AP Photo/Hektor Pustina)

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pasi sipas tij marrëveshja që po bëhet me Greqinë për çështjen e kufirit, u fal fqinjëve 12 milje det.

Sipas tij, më e keqja është se pjesa që i falet Greqisë është rezervuar i i naftës dhe i gazit.

Berisha e sheh si antikushtetuese ndarjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa shton se gjëja e parë që është bërë nga grekët kur janë ulur në Tavolinë me ministrin Bushati, ka qenë mosnjohja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Lideri historik i si djathtës shprehet se pas kësaj, Bushati duhej të ishte çuar nga tavolina, e jo të vijonte më tej me faljen e rezervave të naftës e gazit shqiptar.

“Marrëveshja është anti-kushtetuese, tre takime janë bërë gjithsej. Që sa janë ulur në takimin e parë pala greke ka deklaruar se nuk njeh vendimin e gjykatës Kushtetuese shqiptare. Në këtë moment pala shqiptare duhet të çohej nga tavolina. U bë një akt i pashembullt anti-kushtetues.

Shqiptarët duhet ta dinë se me marrëveshjen që pala greke i ka dorëzuar veglave shqiptare, Shqipëria humbet 1 mijë 1,300 kilometra katror det, humbet të gjithë pjesën e rezervave të trilonave të naftës dhe gazit tashmë të njohura botërisht”, tha Berisha.

Ish-kryeministri thotë gjatë intervistës, se “Në takimi e dytë pala greke është ofruar të bëjë zgjidhje politike dhe jo tekniko-juridike. Zgjidhja politike është që pala greke kalon nga 6 në 12 milje. Pala greke ka të drejtë të kalojë në 12 milje por jo në proces ndarje. Nuk kaloi në 12 milje gjatë marrëveshjes së parë”.

Duke u ndalur tek drafti i dorëzuar nga Ministri Bushati lidhur me ecurinë e marrëveshjes dypalëshe, Berisha shprehet se nuk ka dorëzuar asnjë draft, por thjeshtë propozimet e palës greke, ndërsa e quan marrëdhënien mes Tiranës dhe Athinës zyrtare si një marrëdhënie vasalitetit.

“Ky është një kapitullim i Ramës dhe Bushatit. Jam në dijeni të draftit, s’kanë dorëzuar draft këta, këta kanë dorëzuar çfarë ka propozuar pala greke dhe Meçollari, e more vesh e kanë propozuar për general këta. E deklaruar është është zgjidhje politiko-juridike, nuk ka çështje politike, kjo është një çështje juridike. Përveç të tjerash, pala greke ka deklaruar që nuk njohim ligjin e kufirit të miratuar në vitin 2016.

Marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës zyrtare janë marrëdhënie vasaliteti të turpshëm. Edi Rama u soll në mënyrë të padrejtë me fqinjin tonë jugor. Por kur ata i nxorrën letrat nga Balili te të tjerët ai premtoi mijëra kilometra zonë ekonomike të detit tonë. Nuk ka asgjë e cila mund të pengojë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve mes dy vendeve. Por kapja e paketës të tëra ose asgjë është një megallomani e Kotziasit.”, tha Berisha.

Intervista:

(B.B/ Faxweb.al)

Etiketa: detigreqimarreveshjeshqiperi
Pas

Rama paralajmëron rritje pagash, sa përfitojnë mjekët, mësuesit dhe ushtarakët

Para

Ligji “Për lojërat e Fatit”, Pano Soko: Rama po ua shet shqiptarëve sikur po mbyll bastet, por ja ku do shkojnë paratë!

Para
Ligji “Për lojërat e Fatit”, Pano Soko: Rama po ua shet shqiptarëve sikur po mbyll bastet, por ja ku do shkojnë paratë!

Ligji "Për lojërat e Fatit”, Pano Soko: Rama po ua shet shqiptarëve sikur po mbyll bastet, por ja ku do shkojnë paratë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.