Grupi i alpinistëve që pësuan një incident në malin e Mourganës, sot në Gjirokastër janë shpëtuar. Por ndryshe nga autoritetet që bënë me dije se ishin forcat “Shqiponja” që kishin lokalizuar dhe shpëtuar 17-vjeçarin, i cili ishte rrëzuar, grupi i alpinistëve japin një tjetër version për ngjarjen.
Juli Veizi, një nga pjesëtarët e grupit që mundësuan zbritjen e djaloshit 17-vjeçar të plagosur, theksoi nëpërmjet një postimi në “Facebook” se njoftuan autoritetet për djalin të plagosur dhe ato u thanë prisni. Më tej ai shkruan se për rreth 1 orë e 30 minuta kanë pritur në majën e malit më pas gjendja e 17-vjeçarit filloi të përkeqësohej dhe u përpoqën që të zbrisnin poshtë bashkë me ndihmën e Alpinistëve të Gjirokastrës. Veizi thotë se kur ishin një orë larg fshatit Sotirë aty ishtin forcat e policisë dhe zjarrfikësit.
Ata pohojnë se ishin Alpinistët e Gjirokastrës, që bënë të mundur transportin e të riut nëpër humnera dhe terrene mjaft të vështira.
Sikurse shihet edhe në video i riu është futur në një çarçaf në mënyrë që ta ishte disi më e lehtë zbritja e tij, për shkak të terrenit të vështirë.
Ata deklarojnë se Forcat “Shqiponja” dhe zjarrfikëset mbërritën, kur ata kishin mbaruar më shumë se gjysmën e rrugës dhe ishin afër zbritjes. Konkretisht ata sqarojnë se grupet e shpëtimit kishin arritur rreth 1 orë e 30 minuta nga fundit, ndërsa transporti i të riut zgjati rreth 5 orë.
(E.G/Faxweb.al)