Në temperatura të ulëta, vlonjatët nuk heqin dorë nga deti. Edhe pse kushtet meteorologjike s’janë fort të favorshme, sërish ata kanë zgjedhur detin.
Kështu kanë zgjedhur një pjesë e qytetarëve të nisin Vitin e Ri 2020. Qytetarë që lahen në minutat e parë të vitit, e të tjerë që notojnë këtë të mërkurë të parë të vitit.
Në videon e siguruar nga “Fax News” duket vlonjati Arben Abazaj, i cili sfidon temperaturat e ulëta për të realizuar pasionin e tij, notin.