Miratimi i ndryshimit të ligjit mbi median, të cilin socialistët e kanë quajtur si paketa Anti-Shpifje, ka sjellë kundërshtime të mëdha nga shoqatat e mediave në vend si dhe nga organizatat ndërkombëtare, pasi shihet si censurë ndaj shprehjes së lirë.
Gjatë një takimi të organizuar me gazetarët në Vlorë, grupi i ispolifonisë Labe ia ka thënë Me këngë Edi Ramës, kritikat për paketën Ani-Shpifje.
“Foli bukur kryetari, hall të madh na paska Sandri, kush e ndan lajmin nga shpifja AMA Rama apo Gjyqtari!
Pa dëgjoni ju një fjalë ashtu labçe dalë nga dalë! Ata le të mbajnë pushtetin, në të ruajmë dinjitetin!”- thuhet ndër të tjera në këngë.
(M.Q/Faxweb.al)