Keylor Navas është përshëndetur me tifozët madrilenë, duke paralajmëruar largimin e tij pas këtij fund sezoni pas 5 sezonesh tek Real Madridi
Zinedine Zidane i dha shansin të luajë sot përpara publikut në “Bernabeu” dhe ishte i vetmi që mori vlerësim pozitiv në humbjen turpëruese ndaj Betis.
Portieri nga Kosta Rika u duartrokit nga të pranishmit, të cilët iu dha një lamtumirë të ngrohtë duke i falënderuar për atë që i kanë dhënë në këto vite si “Los Blancos”.
Pas ovacioneve për portierin 32-vjeçar, për të pati edhe pak momente të tjera për të shkrepur disa foto me familjen e tij, për herë të fundit në “Bernabeu” si lojtar i Real Madridit dhe më pas një ecje drejt tunelit të stadiumit.
E ardhmja e tij do jetë tek Porto sipas informacioneve të fundit, edhe pse ka 1 kontratë të mbetur me klubin madrilen. Navas ishte ai që zuri vendin e Iker Casillas tek Real Madridi dhe duket se do jetë sërish ai që do zërë vendin e gjigantit spanjoll tek klubi portugez, pas atij ataku kardiak që kaloi.
A huge round of applause for Keylor Navas on his last Real Madrid start ? pic.twitter.com/LBbMu2q2Xr
— Goal (@goal) May 19, 2019
Keylor Navas saying goodbye to the Santiago Bernabéu, thank you for all the joys. Pura Vida! pic.twitter.com/AG9desL5W9
— R Madrid Graphics (@MadridGraphics) May 19, 2019