Mbrëmjen e djeshme në Tiranë u zhvillua mitingu përmbyllës i Partisë Socialiste. Por ashtu edhe siç shihet në videot e mëposhtme sheshi “Nënë Tereza” nuk ishte mbushur plotësisht nga simpatizantë socialistë.
Edhe pse ky miting për Partinë Socialiste ishte mitingu i fundit për zgjedhjet e 25 qershorit, në këto video të siguruara nga qytetarët, shihen qartë hapësirat boshe në shesh.
Megjithëse rregjia qëndrore e transmetoi tek publiku si një miting me një pjesëmarrje të madhe, këto video nuk tregojnë të njëjtën gjë. Nuk munguan as pamjet me dron nga por mesa duket me të fokusi ishte turma rreth podiumit dhe jo gjithë hapësira e sheshit “Nënë Tereza.
Theksojmë që këto pajme në vidoet e mëposhtme nuk janë në momentet e përgatitjes së podiumit por gjatë zhvillimit të mitingut. Kjo shihet qartë pasi nga podiumi dëgjohet një zë që flet.
Nuk kanë munguar edhe karriget për simpatizantët e PS-së por gjithsesi jo i gjithë sheshi u mbush.
Por na lindin pyetjet: Sa e madhe ishte pjesëmarrja në këtë mitig?! A mund të quhet i dështuar mitingu i socialistëve?!
Theksojmë se boshllëqet në shesh nuk u mbushën plotësisht, madje një plan nga këto video tregon një hapësirë të madhe bosh.
Sjellim në vëmendje që ky miting u zhvillua në kryeqytet, në qarkun më të madh të vend dhe ka numrin më të madh të deputetëve, 34, pra ka elektoratin më të madh. Këto video janë marrë nga “Gazeta Ekspress”. (J.V/Shuplaka)