10:07 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vidhnin banesa në Pogradec dhe sendet i shisnin në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë (DETAJE)

14:09 | 28/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vidhnin banesa në Pogradec dhe sendet i shisnin në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë (DETAJE)

Dy të rinj, banues në Pogradec, janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e vjedhjes së banesave. Është kryer arrestimi i shtetasve Andrea Olldashi 30 vjeç dhe Noldjan Çollaku 25 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e banesave.

Konkretisht, akuzohen për vjedhje të kryera më 8 dhe 27 qershor, ku kanë mundur të grabisin një unazë floriri, varëse floriri, 1 orë dore dhe sasi lekësh.

Detaje të Policisë së Pogradecit:

Policia zbardh dhe dokumenton me fakte ligjore, vjedhjen e dy banesave.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sendet e vjedhura, këta shtetas i shisnin në qytetin e Tiranës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Andrea Olldashi, 30 vjeç, Noldjan Çollaku, 25 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit : Zh. S, 22 vjeç, banues në Tiranë. Pasi më datë 27.06.2017, në lagjen nr 3 në Pogradec, këta shtetas kanë vjedhur në banesën e shtetasit R.B, 64 vjeç, një unazë floriri, një varëse floriri, dhe 1 orë dore.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, u bë i mundur dokumentimi me fakte ligjore i vjedhjes të një banese tjetër, në pronësi të shtetasit A.T, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2017,ku shtetasit e lartpërmendur kanë vjedhur një sasi lekësh dhe dy varëse floriri.

Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa TR9268P me të cilin këta shtetas qarkullonin për të kryer vjedhjet, një varëse floriri, një unazë floriri, doreza dhe kaçavida të cilat shërbenin për hapjen e dyerve të banesave.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Vjedhja, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2  i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Pogradecvjedhje
Pas

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare piktori shqiptar Agim Faja

Para

ME EMRA/ Cilët janë biznesmenët që do jenë pjesë e Kuvendit dhe cilët nuk e fituan dot garën

Para
ME EMRA/ Cilët janë biznesmenët që do jenë pjesë e Kuvendit dhe cilët nuk e fituan dot garën

ME EMRA/ Cilët janë biznesmenët që do jenë pjesë e Kuvendit dhe cilët nuk e fituan dot garën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.