Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur Albin Kurtit për deklaratën e tij se vija e kuqe ekziston vetëm për PDK-në.
Ai tha s eedhe pse Vetëvendosja u rendit e para, Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i Kosovës.
“Kurti në këto zgjedhje nuk mund të bëhet kryeministër mirëpo nuk mund ta paragjykojmë për të ardhmen”, ka thënë ai në ‘Rubikon’ të KTV’së.
Në të njëjtën linjë pak a shumë ishte edhe partneri i koalicionit të PDK-së, Ramush Haradinaj. Ai deklaroi se qeverinë do ta formoj koalicioni fitues dhe jo Vetëvendosje, sipas Haradinajt nuk do të ketë improvizime.
Kujtojmë që në Kosovë asnjëra nga Partitë apo koalicionet nuk I’a del të formojë qeverinë e vetme pa bërë marrëveshje.(B.H/Shuplaka)