Ministrija e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka falenderuar gjithë stafin mjekësor jo vetëm në maternitete, por në të gjitha spitalet e vendit për shërbimin 24 orë në këto ditë festash.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrija bën më dijë se ky vit ka ardhur vërtet i mbarë pasi plot 16 fëmijë erdhën në jetë në këtë ditë të parë të vitit 2018 në dy maternitetet e Tiranës.
Postimi i Plotë
Laeli lindi vetëm 1 minutë pas mesnate në ditën e parë të vitit 2018 në Maternitetin Koço Gliozheni dhe në 12.02 lindi Nadia në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.
Ky vit ka ardhur vërtet i mbarë pasi plot 16 fëmijë erdhën në jetë në këtë ditë të parë të vitit 2018 në dy maternitetet e Tiranës.
Një falenderim i posaçëm për stafin mjekësor jo vetëm në maternitete por në të gjitha spitalet e vendit për shërbimin 24 orë në këto ditë festash. Gëzuar e qoftë një vit i begatë për të gjithë shqiptarët. (M.Q/Faxweb)